Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe
Demiri, Naile
Opis
Në këtë studim do të trajtohet tema “Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe“. Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, krahasuar me letërsitë e popujve të tjerë, e veçantish është zhvilluar gjatë viteve 1970-ta të shekullit të kaluar, kur në qarkun letrar të shkrimtarëve të rijnë të Universitetit të Prishtinës filloi depërtimi i mendimit kritik, përkatësisht të shkruarit ndryshe nga ajo që ishte pasqyruar deri atëherë në letërsi. Padyshim se ky reflektim i ri, plural, fillon me shkrimet e dr. Ibrahim Rugovës, që më pas do të rrugëtoj pa kthim gjatë dekadës së fundit të mileniumit të dytë, konkretisht pas shembjes së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe formimit të shtetit të ri të Kosovës. Letërsia shqipe, ndonëse bazën e vet e ka në Shqipëri, mentor të saj në vazhdimësi e ka pasur mërgatën shqiptare, kryesisht të shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vazhdimësi i kanë caktuar kahet dhe mënyrat e të pasqyruarit të jetës shoqërore në përgjithësi. Me gjithë këtë shtrirje dhe monitorim nga mentori mergatorian, letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore dominohej kryesisht nga stili i realizmit socialist, stil ky që në thelbin e dialektikës estetike është zhvilluar me shumë kontraste kontroverse, por gjithnjë duke penguar apriori shpërthimin e fuqisë së të menduarit dhe kufizimin e kësaj fuqie brenda një realiteti të dhunshëm. Masakra, përkatësisht tragjedia apo ploja që ndodhi me shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë në Tivar