📜Arhiva Ulcinj
Internet Archive🇺🇸 SAD2025-07-14T00:00:00Z📍 Ulcinj / Olcinium / Dulcignotextsalb

E - ENGLISH AUTHORS - WADHAM PEACOCK 1913

Mal Berisha

Opis

Wadham Peacock ka qenë një historian britanik, i cili kishte studiuar në Cambridge dhe ka punuar si sekretar privat i Konsullit të Përgjithshëm Britanik në Shkodër, Sir William Kirby Greene. Ai ka shkruar librin: “SHQIPËRIA – SHTETI I BRAKTISUR I EUROPËS”, botuar në vitin 1914 në Londër. Në librin e tij lexuesi gjen tituj si: “NË EUROPË DHE PRAPË ENDE JO NË TË”, “PORTA E VERIUT TË SHQIPËRISË”, “SH

🤖 AI rezime — zašto je relevantno

Англиски autor Wadham Peacock iz 1913. godine dokumentuje vojnu i političku istoriju Sredozemlja sa detaljnim opisom razvoja naselјa i vladavina, uključujući ulcinjske Arbanase i njihov položaj u međudržavnim odnosima Otomanskog carstva, Venecije i Raguzе. Tekst predstavlja vrijedan izvor jer, kao dio šireg istorijskog pregleda, kontekstualizuje Ulcinj u sklopu velikih istorijskih procesa koji su oblikovali Balkan u predmoderno vrijeme. Za istraživače Ulcinja, ovaj rad je značajan kao dio anglofone historiografske tradicije koja je sistematizirala znanja o regiji tokom kolonijalnog perioda.

📍 Pojavljivanja u dokumentu

Ulcinj se pominje 1 puta na 1 strani.
Po varijanti imena:ulqin: 1×
Teme:⚔️ Vojska (1)
Distribucija po dokumentu (od početka do kraja, 2 strana):
Najčešće riječi oko pominjanja (kontekst):
përbën (1)vlerë (1)padiskutueshme (1)literaturën (1)historike (1)kombin (1)tonë (1)serbët (1)venecianët (1)turqit (1)llazari (1)dushani (1)shqiptarët (1)tivarit (1)ulqinit (1)
Detalji po strani (1) ▾
  • Strana 1 ↗1× pomen⚔️ Vojska

    …përbën një vlerë të padiskutueshme në literaturën historike për kombin tonë. Serbët, venecianët, turqit, Llazari dhe Dushani, shqiptarët e Tivarit e Ulqinit, Shkodrës e Raguzës — të gjitha janë përshkruar me aq hollësi me data, emra dhe ngjarje. Evolucioni i krishterimit që me Shën Palin, me Këshillin e…

📖
Otvori full transkript →5,000 karaktera · čitaj cijeli dokument · pretraga unutar dokumenta · CG prevod

Full transcript dokumenta

Tekst je 5000 karaktera. Klikni da otvoriš/zatvoriš.
Xx VITI 1913 VVADHAM PEACOCK SHQIPËRIA E EGËR SHQIPËRIA SHTETI JETIM I EUROPËS Shqipëroi Astrit Hykaj Përgatitur nga Mal Berisha VVadham Peacock ka qenë një historian britanik, i cili kishte studiuar në Cambridge dhe ka punuar si sekretar privat i Konsullit të Përgjithshëm Britanik në Shkodër, Sir VVilliam Kirby Greene. Ai ka shkruar librin: “SHQIPËRIA SHTETI I BRAKTISUR I EUROPËS”, botuar në vitin 1914 në Londër. Në librin e tij lexuesi gjen tituj si: “NË EUROPË DHE PRAPË ENDE JO NË TË”, “PORTA E VERIUT TË SHQIPËRISË”, “SHKODRA, LAKMIA E MALIT TË ZI”, “BULEVARDI DIPLOMATIK”, “KATOLIKËT E SHKODRËS”, “HISTORIA E SHQIPËRISË”, “E ARDHMJA E SHQIPËRISË”. Ai ndalet tek shumë gjëra të historisë së Shqipërisë, te kontributi për fqinjët, Italinë dhe Greqinë por edhe Perandorinë Osmane. Por më interesante është ajo që ai u atribuon shqiptarëve: Prejardhjen ilire, gjuhën, faktin që janë të pamposhtur, madje kur flet për armët ai përmend që në vitin 1851 një armëtar shqiptar kishte hapur një ekspozitë armësh të zbukuruara në Hyde Park në Londër... Ky autor ka dhënë një paraqitje të Shqipërisë, duke përmendur fakte historike shpesh herë të përmendura edhe më parë, porjo aq të qarta: “Në Durrës, pasi Shqipëria ishte bërë Provincë Romake prej Augustit, në vitin 58, kishte gjithsej 70 familje të krishtera dhe një prift me emrin Appollonius. Shqipëria Veriore zotëron një prej peshkopatave më të vjetra në botë dhe ajo e Durrësit thuhet të jetë themeluar prej Shën Palit, i cili predikoi në lliri dhe në Epir. Është e sigurt se në Shqipëri kishte të krishterë pas përndjekjeve të Galerius-it. Në vitin 387 në Shkodër ishte një peshkop dhe në vitin 431 peshkopi Senecius i Shkodrës mori pjesë në Këshillin e Efesit”. Historia e krishterimit, atij katolik romak dhe ortodoks lindor është përshkruar nga ky autor në një mënyrë që ndoshta askush nuk e ka bërë më parë. Ndarja midis dy kishave, roli i Papës dhe 1 patriarkanës, shndërrimi i shqiptarëve në fetë e ndryshme i dhënë me aq shumë fakte dhe i shpjeguar në detaje aq mirë, përbën një vlerë të padiskutueshme në literaturën historike për kombin tonë. Serbët, venecianët, turqit, Llazari dhe Dushani, shqiptarët e Tivarit e Ulqinit, Shkodrës e Raguzës — të gjitha janë përshkruar me aq hollësi me data, emra dhe ngjarje. Evolucioni i krishterimit që me Shën Palin, me Këshillin e Nikeas e të Efesit, varja e tridhjetë e tetë peshkopëve të Jubanit në Shkodër prej turqve, themelimi i kolegjit të jezuitëve në vitin 1843, janë dhënë me përpikëri në librin e tij, duke përbërë kështu një burim reference me vlera të ralla. Historia e krishterimit e shkruar prej Peacock, shtrihet edhe në Shqipërinë e Mesme dhe më në jug të saj. Aty flitet për Peshkopatën e Arbanës të vitit 1166, e cila përfshinte Krujën dhe Mirditën. Pastaj mësojmë se i njëzetegjashti dhe ifunditi peshkopëve ishte Mark Skura. Më tej ai përshkruan Shkupin e përbërë prej shqiptarësh të krishterë, peshkopi i të cilëve gjendej në Prizren. Katolicizmi romak në Shqipëri sipas tij shtrihej në Orosh, Shkodër, Prizren Shkup etj. “Bismarku, me mospërfilljen e tij brutale të fakteve të cilat nuk i pëlqenin, pohoi në Kongresin e Berlinit në vitin 1878: “Nuk ka nacionalitet shqiptar”. Por Lidhja Shqiptare e Prizrenit provoi se ai ishte gabim bash në atë kohë kur ai po fliste për këtë çështje. Kombi shqiptar ofron një prej çështjeve më serioze që mbetet të zgjidhen prej Fuqive të Mëdha. Fatmirësisht për Europën, marrëveshja e Fuqive është aq e plotë në njëzëshmërinë e vet saqë Serbia, ai shteti Ballkanik, i cili kuturisi guximshëm të vijonte në linjat e diktimit të gabuar të Bismarkut, është detyruar me forcë të heqë dorë nga pretendimet e saj.” “Në fakt, shqiptarët përfaqësojnë pronarët e vërtetë të Gadishullit Ballkanik, sepse serbët nuk e kishin kaluar Danubin deri në vitin 550 të erës sonë, dhe as bullgarët deri në vitin 679, kur shqiptarët tashmë gëzonin njëmijë e njëqind vjet zotërim të tokave të gjallëruara nga luftërat e fiseve të vogla, betejat kundër ose nën mbretërit maqedonë dhe luftërat me Romën. Në çdo qytet dhe në çdo rajon ku sllavët mund të pretendojnë të drejtën e pushtuesit nën disa perandori të mjegullta dhe kalimtare, shqiptarët mund t'u kundërvihen me titullin e pronësisë origjinale të tokës, që nga kohët kur historia ende nuk i njihte sllavët si banorë të Ballkanit. Romakët, ndryshe nga shumë pushtues që erdhën pas tyre, ishin administratorë, dhe provincat zakonisht ishin më mirë nën sundimin e tyre.” Pastaj ai ndalet tek emërtimi “shqiptar”, të cilin ia quan Pirros, gjeneralit, i cili kuri pa shtizat në ajër të hedhura prej bashkëkombasve të tij, i quajti ata “shqiptar”. Ndërkohë, emri “Albanian” vjen aty nga shekulli XI, kur përmendet nga Robert Guiscard-i, i cili, pasi mposhti Perandorin Aleka Komneni në Durres, marshoi drejt Elbasanit, i njohur me emrin Albanopolis. Ai e gjeti emrin vendas tepër të vështirë për gjuhën e vet e kështu e thirrën vendin me një emër më të lehtë, “Albania”, thotë ky autor. Më tej ai vazhdon: 

Citiraj

Otvori original na Internet Archive ↗← Nazad