📜Arhiva Ulcinj

E - ENGLISH AUTHORS - GEORGE FINLAY

Internet Archive🇺🇸 SAD2025-07-13T00:00:00ZMal Berisha4,994 karaktera · 1 strana
Original ↗

Strana 1 ↗

4994 kar.
u Viti 1861 GEORGE FINLAY A HISTORY OF GREECE From Its Conquest by the Romans to the Present Time, B. C. 146 to A. D. 1864 5 QY Up Greorqe jfinlav Përgatitur nga Mal Berisha SHQIPTARËT, LUFTËTARËT E MËDHENJ TË REVOLUCIONIT GREK “Historia e Revolucionit Grek do të ishte shpesh tepër e zymtë, nëse nuk do t'i jepej rëndësia e merituar elementit shqiptar, i cili përbënte një pjesë të madhe të ushtrisë së Perandorisë Osmane. Nuk ishte e pazakontë, në Greqi dhe Maqedoni, të shihje fëmijët e osmanllinjve teksa mbanin me krenari fustanellat — fundet e bardha karakteristike të toskëve shqiptarë. Ishte pikërisht fama e shqiptarëve në fushën ushtarake ajo që i shtyu grekët e kohës moderne të përshtasnin fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar.” Studiuesi skocez George Finlay (1799-1875) ishte një mbështetës i vendosur i pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane. Ai shkoi në Greqi në vitin 1823, ku pati rastin të takojë edhe Lord Byron-in. Pas shpalljes së pavarësisë, ai u vendos në ftikë, e më pas në Rrugën Adrianou, në lagjen Plaka të Athinës, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga folës të gjuhës shqipe. Finlay iu përkushtua shkrimit të historisë së Greqisë dhe mendohet se ka pasur ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të vendit. Vepra e tij madhore, “Historia e Greqisë prej 2 pushtimit të saj nga romakët deri në kohët e sotme”, u botua në shtatë vëllime dhe mbetet një burim i rëndësishëm për studiuesit e historisë greke dhe ballkanike. (Oksford, 1877). Ai kishte lidhje me studiuesin gjerman Johann Georg von Hahn, me të cilin mbante korrespondencë. Në librin e tij “Historia e Revolucionit Grek” (Edinburg 8 Londër, 1861), ai jep një pasqyrë të detajuar të pranisë shqiptare në Greqinë Qendrore në mesin e shekullit të XIX. Po ashtu, ai shpjegon origjinën shqiptare të fustanellës, si edhe fatin tragjik të suliotëve në kohën e Ali Pashës. Merita më e madhe e këtij studiuesi qëndron në paanësinë e tij, në pasqyrimin e saktë dhe të vërtetë të gjendjes së shqiptarëve në Greqi, edhe pse ai vetë njihet si një dashamirës i Greqisë. Pikërisht kjo ia shton besueshmërinë, si vetë figurës së tij ashtu edhe fakteve që ai paraqet. Në të vërtetë, në këtë libër ai sjell vëzhgime dhe konsiderata jashtëzakonisht interesante për ne, shqiptarët — ndonjëherë ndoshta edhe të pakëndshme. Por pikërisht fakti që ai nuk është një studiues lajkatar i asnjë pale, por një pasqyrues realist i së vërtetës në të gjitha dimensionet e saj, na nxit t'i marrim me seriozitet dhe t'i pohojmë me përgjegjësi ato që ai thotë. Një nga konstatimet më të goditura të tij është ky i mëposhtmi: “Hidriotët e çdo rangu shfaqin karakteristikat e veçanta të racës shqiptare. Ata janë krenarë, të rëndë në sjellje, të rrëmbyeshëm dhe lakmitarë. Krerët e tyre ishin xhelozë dhe këmbëngulës, njerëz të vrazhdë dhe shpesh të dhunshëm. Megjithatë, të dyja palët zotërojnë disa virtyte të vërtetuara: ata dallohen nga grekët për dashurinë ndaj së vërtetës dhe ndershmërinë me të cilën përmbushin çdo zotim. Një pjesë e konsiderueshme e tregtisë bregdetare në Arkipelag ishte në duart e shqiptarëve të Porosit, Kastrit dhe Kranidit, të cilët zotëronin shumë anije të stolisura me kujdes. Mbi këtë popullatë detare, Hidriotët dhe Spetciotët shfaqnin një epërsi të dukshme.” E tillë ishte pozita e popullsisë shqiptare në Greqi, ku vendbanimet e tyre, siçi përshkruan ky autor, ishin relativisht të vona në krahasim me vendbanimet greke autoktone. “Në rajonet e veta amtare, rëndësia politike dhe ndikimi moral i popullsisë shqiptare ishin në rritje të vazhdueshme gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke arritur kulmin në fillimet e Revolucionit Grek. Në Shqipëri, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë kishte përqafuar fenë islame, por myslimanët shqiptarë ishin të padëshirueshëm për osmanët dhe të urryer nga grekët. pa Për shumicën, feja vështirë se përfaqësonte një çështje ndërgjegjeje. Shqiptarët ishin më pak fanatikë se turqit dhe më pak supersticiozë se grekët. Lakmia e tyre ishte pa kufij: një shqiptar mysliman, për flori, i shërbente me dëshirë një padroni të krishterë, ndërsa një shqiptar i krishterë, për të njëjtën arsye, i shërbente një padroni mysliman — madje edhe kur ky shërbim përfshinte vepra të përgjakshme.” “Është rezultat i admirimit për shqiptarizmën fakti që oborri i Mbretit Oto mori një pamje melodramatike dhe shkëlqim të jashtëm, duke imituar gjërat e pasura dhe të ndritshme që kishin rrokur vëmendjen e Childe Harold-it në galerinë e pallatit të Tepelenës.” Tek Finley, veçantitë e shoqërisë shqiptare vihen re më së shumti në mënyrën e jetesës së atyre që janë pronarë tokash. Kjo klasë shoqërore përshkruhet kështu: “Ka lindur për të mbajtur armët. Pronarët e mëdhenj të tokave janë kapitenët: zotëruesit fshatarë janë ushtarë ose kusarë. Pronarët e tokave, qofshin të mëdha apo të vogla, kanë tufa bagëtish, që u japin qumësht, djathë dhe lesh: përveç tyre, ata kanë pemë frutore dhe ullinj që prodhojnë vaj.” Proud to be Albanian